Detaje të reja kanë dalë në skenë nga arratisja e Faruk Fatih Ozer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX në Turqi, i cili  ndaloi operacionet më 19 prill, duke u vjedhur kështu investitorëve 2 miliard dollarë.

Abcnews.al duke iu referuar mediave turke mëson se miliarderi turk u arratis nëpërmjet Shqipërisë. Është pohuar se Faruk Fatih Özer, themeluesi i kripto-shkëmbimit të parave Thodex, shkoi jashtë vendit nga Aeroporti i Stambollit me rreth 2 miliardë dollarë (pasuri kripto) duke mbyllur sistemet e internetit për 24 vitet e fundit.

Pas ankesave penale të shumë njerëzve, Kryeprokurori Publik Anadoll i Stambollit nisi një hetim. Ndërkohë, u mësua që Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, të Martën, 20 Prill në orën 19.50. Fotoja e Faruk Fatih Özer u zbulua ndërsa ai po largohej nga Aeroporti i Stambollit.

Sipas lajmeve, u deklarua se afërsisht 391 mijë investitorë ranë pre e mashtrimit, informon abcnews.al. Thuhet se Ozer më pas ka shkuar në Tajlandë, por ende nuk dihet vend ndodhja e tij e saktë.

Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.