CEO i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk është treguar shumë i sinqertë në një intervistë, ndërsa ka folur për eksplorimin e Marsit. Ai tha se “një numër i madh njerëzish mund të vdesin në fillim”.

Musk tha se vajtja në Mars nuk është një “çelës shpëtimi për njerëzit e pasur”. Ai paralajmëroi se udhëtimi në Mars do të jetë “i rrezikshëm, i pakëndshëm dhe shumë i gjatë. Mund të mos kthehesh i gjallë, por është një aventurë e lavdishme dhe do të jetë një përvojë e mrekullueshme”.

Gjithashtu tha se, asnjë nuk do të detyrohet të shkojë, të gjithë do të jenë vullnetarë.