Në fshatin Dhoksat në Gjirokastër, një person është kapur duke fotografuar votën.

Mësohet se qytetari që ka fotografuar votën është Afrim Seferi, i cili u raportua në polici nga komisionerët.

Kreu u Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një komunikim për mediat ditën e djeshme deklaroi se asnjë persona nuk do të lejohet me telefon në qendrat e votimit, për të sharguar në këtë mënyrë fotografimin e votës.