Një tjetër person është kapur sërish duke  fotografuar votën në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pas rastit të denoncuar nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Vlorë, Artird Hoxha ku një qytetar ka fotografuar votën, një tjetër person gjithashtu është konstatuar që ka fotografuar votën.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Industriale në Vlorë, ku komisionerët e kanë mbajtur në procesverbal.

Ndërkohë numri i personave që janë konstatuar se kanë fotografuar votën deri më tani ka shkuar në 3.