ELBASAN

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në burg të gjithë të akuzuarit për përplasjen me armë para zgjedhjeve. Ish-oficeri i policisë Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë për përplasjen me armë në Elbasan ku u vra 56-vjeçari Pjerin Xhuvani do të qëndrojnë në burg.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë. Në ngjarje u plagosen dhe 4 persona të tjerë, përfshirë dhe një oficere policie.https://www.youtube.com/embed/fZLOKSSBp1g?feature=oembed

Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit përfshirë dhe Arjan Hoxhën dhe ish specialët e RENEA-s apo ish-policët.
1. Arbër Paplekaj, për tre akuza: vrasje, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë dhe heqje e lirisë me dhunë;
2. Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
3. Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
4. Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
5. Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
6. Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
7. Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
8. Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
9. Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
10. Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë;
11. Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve;