Kandidatët e Partisë Socialiste fitues në Gjirokastër janë përshëndetur  me kundërshtarët e tyre politik.

Ka siguruar momentin kur Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro, janë përshëndetur dhe u kanë dhënë dorën kandidatëve të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.

Ndërkohë në Gjirokastër nga numërimi i fletëve të votimit në 207 qendrat në qarkun e Gjirokastrës, nxorën fituese Partinë Socialiste, me 53.83 % të votave duke siguruar 3 mandate në këtë qark.