Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, Edi Rama kur janë numëruar mbi 90% e votave, ka lajmëruar për një miting që do të mbahet sot në mbrëmje.

Edi Rama u ka kërkuar socialistëve që të mblidhen në sheshin “Skënderbe” me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët e PS.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”, shprehet Rama.