Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se janë në ankth për atë që do të ndodhë pas dy javësh lidhur me pandeminë. Për shkak të fushatës rregullat nuk u respektuan, nuk u ruajt distanca në mitingje, njerëzit ishin pa maska. Do të ketë rritje infektimesh dhe të shtrimeve në spitale, tha Rakacolli në një intervistë për A2CNN.

“Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshëm pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave siç duhet gjatë tubimeve në disa subjekteve politike. Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe.”, u shpreh Rakacolli.