Gjatë inspektimit të punimeve në “Lungomare 2”, në Vlorë, Kryeministri Edi Rama shigjetoi edhe kryetarin e Bashkisë Dritan Leli.

Rama pyeti për një fushë basketbolli aty pranë, dhe u informua se është bërë nga Bashkia.

Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?

Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është qepur qilimi. Edhe të tjerat po bëhet, për sezon do të jenë gati.

Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, është.