“Beteja do vazhdojë deri në fitore” kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga selia blu.

Ky është reagimi i dytë e kreut të PD-së, pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se Partia Demokratike, ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë. Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Basha lidhur me këtë ka paralajmëruar një konferencë për mediat.

“Do kemi një dalje të plotë për mediat me të gjitha. Kur të vijë momenti i duhur.”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.