Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike. Bisedimet kanë zgjatur rreth një orë. Fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit dhe sipas burimeve në media, Basha ka porositur krerët e degëve që të evidentojnë çdo parregullsi që ka patur gjatë procesit. Disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut demokrat Basha nga posti i drejtuesit pas humbjes së zgjedhjeve pasi kjo parti doli forcë e dytë.