Jose Mourinho rikthehet në Serie A dhe gjithçka është zyrtare. Trajneri portugez, i cili u shkarkuar së fundmi nga Tottenham, ka pranuar ofertën e Romës.

Klubi italian ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshje deri më 30 qershor të vitit 2024. Mourinho do të nisë punë më 1 korriku, kur edhe Paolo Fonseca do të largohet nga drejtimi i ekipit.

Mourinho në Itali ka drejtuar në të shkuarën Interin, duke fituar në vitin 2010 titullin kampion, Kupën dhe Champions League. Tani do të ketë në urdhra edhe Marash Kumbullën, mbrojtësin e kombëtares shqiptare.