Kina ka lëshuar raketën e parë në hapësirë, pjesërisht rreth orbitës së Tokës nga qendra hapësinore në ishullin kinez Hainan. Por raketa kineze “Long March 5b”, e cila peshon 21 ton duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe mund të rrëzohet në zona të banuara.

Jonathan McDowell, një astronom  tha për SpaceNews  tha se raketa mund të rrëzohet në pjesën veriore  të New York, Madrid dhe Pekinit dhe si në pjesën jugore të Kilit, Wellington dhe Zelanda e Re. Raketa mund të rrëzohet në këto vende, në oqeane dhe zona të banuara dhe të pabanuara, por shumica e mbetjeve të saj do të digjen në atmosferë.

Kina planifikon një total prej 11 misionesh në 2021 dhe 2022 për të përfunduar stacionin e saj hapësinor. Pjesë e misionit do të jetën të paktën 100  shkencëtarë kinezë që presin të sjellin rezultatet e tyre të para deri në vitin 2022.

Kina, gjithashtu synon të bëhet një fuqi e madhe hapësinore deri në vitin 2030, duke lënë pas  rivalët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara,  Rusinë dhe Agjencinë Hapësinore Europiane dhe të krijojë stacionin hapësinor më të përparuar.