Dy aktorët Rezart Veleshnja dhe Aleks Seitaj janë përplasur sot me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi kur Veleshnja tha se këngët e publikuara si ajo e konkurrentëve të “Për’puthen +40” Luli & Çimi, si dhe parodia më e fundit e Seitajt nuk duhet të transmetohen sepse dëmtojnë shoqërinë. Veleshnja tha se kënga e fundit e Seitajt, tregon që ai është homoseksual.

“Me atë këngë ai (Aleks Seitaj) më tregon se është homoseksual. Unë kam shokë homoseksualë dhe i pranoj. Dikur kanë qenë shumë njerëz që nuk donin i homoseksualët, nuk i pranonin dhe nja dy-tre i pranonin. Tani janë shumë që i pranojnë dhe nja dy jo. Tani që morën miratimin tonë ata po na tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit të tyre.”,-tha ndër të tjera Veleshnja.

Menjëherë erdhi dhe reagimi i Seitajt i cili përmes një mesazhi të gjatë në Instagram tha se, videoja e tij nuk ishte bërë për të rinjtë, por për të rriturit dhe kryesisht për publik të huaj. Seitaj shprehet se parodia e tij filloi të dëgjohej nga të rinjtë shqiptarë vetëm pasi Veleshnja e përmendi sot dhe kjo bëri që ai ta fshijë nga youtube. Më poshtë mesazhi i plotë i Aleks Seitajt për Rezart Veleshnjën!