Finalja e Champions League, mes Manchester City dhe Chelsea, është programuar prej kohësh që të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 29 maj prej orës 21:00.

Për shkak të mbylljes së Turqisë prej shtimit të numrit të rasteve me COVID-19, finalja e Champions League mund të luhet në Angli. Zërat e parë kanë nisur të qarkullojnë dhe ka lëvizje konkrete.

Aston Villa i ka ofruar UEFA-s dhe Federatës Angleze të Futbollit, që Manchester City-Chelsea të zhvillohet në “Villa Park”. Sigurisht duhet pritur për një vendim.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

UEFA do donte që ndeshja të luhej me tifozë dhe gjatë kësaj periudhe do të duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritete turke, në lidhje me masat anti-covid.