Mjeku Halim Kosova në një intervistë tregoi bisedën e fundit me kryedemokratin Lulzim Basha, para se ta linin jashtë listave për kandidatë për deputetë të PD-së. Ish-deputeti tha se PD-ja duhet t’i vërë gishtin kokës dhe Basha të reflektojë për të mirën e vendit.

“Biseda e fundit me Bashën ka qenë para listave, dhe shkova në zyrë dhe i thashë të të bëj një pyetje, ku e kam vendin unë në PD? Këtu ngjit me mua, tha. Po ç’të bëjë aty? E pyeta. Pas datës 25 do ta them, më tha. Po çdo të bëj? Më tha, do të shkruash kështu relacione dhe gjëra….I thash unë kam ardhur me të thënë që jam me ty, jam me ty, që jam me PD, jam me PD. I thash kam ardhur me të kërkuar leje që të kaloj një cikë nga krahu tjetër ti jap një dorë sistemit shëndetësor? Unë në radhë të parë jam me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptarët. PD duhet t’i vendosë gishtin kokës se ka disa zgjedhje që i vetmi sebep është që “na i vodhi”. Basha mendoj se do të reflektojë drejtë, pasi do të jetë për të mirë të PD-së dhe vendit. Nga shifrat nuk ka humbur PD, por qindra dhe mijëra qytetarë që shpresonin se diçka do të bëhej për ata. Nishani? Unë po flas pak më në përgjithësi, që të mos godas direkt. Unë do të mendoja që cdo njeri që del në tavolinë para kamerave dhe thotë do të rregulloj PD-në, minimumi është që të shikojë njëherë veten dhe pastaj të thotë do të rregulloj këtë apo atë.”,– tha Kosova.

I pyetur nëse do ta pranonte një post nga Rama po t’ia ofronte, Kosova u shpreh:

“Kur zoti Basha më ka thënë do të jesh sekretar i grupit parlamentar, përgjigja ime ka qenë kjo, s’dua post në PD, dua të jem anëtar i thjeshtë vetëm të kem mundësi që ato që kam të bëhen realitet. Unë s’kam shkuar në PD me idenë që të bëj këtë. Rama më tha e ke derën hap për idetë që ke. Këtë kam kërkuar edhe nga Basha. Sistemi shëndetësor nuk njeh parti, e nuk duhet të njohë. Këtë kohë që i thoja seksioneve të PD më gjeni njerëz në nevojë që t’i ndihmoj, i thoja mos shihni PD, PS, vetëm t’i ndihmoj. Edhe sistemi shëndetësor do konsensus të përgjithshëm politik që të ndërtohet afatgjatë, minimumi 10 vite”