Një minibuz ka marrë flakë në ecje në autostradën Kavajë-Plepa, afër hyrjes së qytetit të Kavajës.

Policia njofton se nga djegia nuk ka persona të lënduar pasi drejtuesit dhe pasagjerët kanë shpëtuar

duke dalë menjëherë nga mjeti.

Minibuzi me drejtues shtetasin L. D ka marrë flakë në anë të autostradës dhe zjarri kanë përfshirë pjesën e përparme tëtij.

Sipas Policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Sherbimet e zjarrfikses të cilat shkuan në vendngjarje bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.