Nga Dritan Hila

Më vijnë CV-të e djemve dhe vajzave që duan të punësohen dhe shikoj që kanë lindur në ‘97, ‘98, ‘99. Ndërkohë Berisha vazhdon e ligjëron. Po ik mor ik, ik e shijo pleqërinë, nipërit, mbesat, mëso peshkimin a dil në mal. Ik se je bërë ferrë.

Unë që jam fëmija yt në moshë dhe mendoj sa vite më kane mbetur dhe sa shume pasione do të kisha dëshirë t’i ndiqja pa pasur nevojë të punoja, sa libra më kane mbetur pa lexuar e sa vende pa shëtitur, sa orë do kisha dashur t’i kaloja me familjen dhe miqtë apo të dilja për peshkim, por nuk mundem dhe më kap të qarët.

Ndërsa ti i ke të tëra, famën dhe paratë, por rri e ju çan dërrasat shqiptareve deri ditën që do të ikësh nga kjo botë. Si nuk e kupton që të ka ikur koha, që këta 20-vjeçarët më thërrasin mua xhaxhi, e imagjinon si ju dukesh ti? Kush të ka mallkuar o lumëmadh?