Ky është momenti kur një person në sheshin Skëndërbej tenton të vetëdigjet duke u lyer me benzinë pak momente pas faljes së namazit. Momenti është kapur nga fotografi Franc Zhurda.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është përpjekur që të prishë ceremoninë duke thëne se “s’ka Zot”. Dyshohet se ai ka qenë, në gjendje të rënduar emocionale.

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.