Në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, shkallët do t’i ngjisin 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por për herë të parë ndryshe nga proceset e mëparshme, deputetët kanë krahas rezultatit të partisë edhe rezultat personal.

Nga një vëzhgim mbi votat personale të marra nga 140 deputetët e rinj, ku interesant është fakti se 10 prej ligjvënësve kanë marrë në toal një numër votash më të vogël se votat personale të disa të zgjedhurve në 12 qarqe të vendit.

Kështu, dy të zgjedhurit e Partisë Social Demokrat të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi. Respektivisht Deda ka marrë 692 vota ndërkohë që Markiçi 749 vota.

Megjithatë mandati i tyre vlen njësoj si ai i ligjvënësve të tjerë që kanë marrë mijëra vota.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që garoi si pjesë e listave të PD në Tiranë ka arritur të marrë vetëm 848 vota.

Lista e ligjvënësve të rinj më pak të votuar pasohet sërish nga deputeti i tretë i PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në listën e deputetëve më pak të votuar bëjnë pjesë edhe dy prej prurjeve të reja të PS dhe PD, shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe shkrimtarja Flutura Açka.

Edhe përse të dyja do të jenë në Parlament në shtator, Çomo ka mundur të grumbullojë në Tiranë 1583 vota ndërkohë që Açka mori 1793 vota në Elbasan.

Numër të ulët votash personale ka marrë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier 1771, teksa edhe ish-ministrja Klajda Gjosha që pritet të zërë vendin e Kryemadhit në Tiranë ka marrë vetëm 1445 VOTA.

LISTA

Gertjan Deda (PSD TIRANE)                                                   692 VOTA Meri Markiçi (PSDSHKODER)                                               749 VOTA Vangjel Dule (PD TIRANE)                                                     848 VOTA Gledis Çeliku (PSD SHKODER)                                             949 VOTA Eralda Bano (PD FIER)                                                           1295 VOTA Emilja Koliqi (PD Shkodër)                                                    1364 VOTA Klajda Gjosha (LSI) Tiranë                                                    1445 VOTA Najada Çomo (PS TIRANE)                                                  1583  VOTA Sorina Koti  (PD KORÇË)                                                      1622   VOTA Monika Kryemadhi (LSI FIER)                                            1771 VOTA Flutura Açka (PD Elbasan)                                                   1793 VOTA