Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka mori pjesë në takimin online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, presidencën 1-vjecare të të cilës e merr Shqipëria. Në ditën e dytë të forumit do të bëhet kalimi i presidencës së ESUAIR nga Sllovenia tek Shqipërisë, presidencë të cilën vendi ynë e nis nga 1 qershori 2021. Drejtimi i kësaj nisme nga vendi ynë, vjen pas presidencës së suksshme të Shqipërisë të OSBE gjatë vitit 2020 dhe njëherësh edhe të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, për 6 muajt e parë të vitit 2021.

“Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane/EUSAIR, pas drejtimit me sukses të OSBEE dhe Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.
Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, ndaj ndaj presidencës tonë do të kemi një mundësi shumë të mirë për të krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa, prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.