Një grua përjetoi një nga momentet më vështira të jetës së saj brenda pak orësh pasi pa në pasqyrën e dhomës së saj  shenjat e gjoksit të një femre tjetër shumë pak orë pasi i fejuari i kishte propozuar për martesë.

Ajo ndau historinë  e saj të pazakontë në BuzzFeed, pasi faqja u kërkoi lexuesve të tregonin arsyet pse ata donin t’i jepnin fund martesës. Për këtë grua, dasma ishte vetëm një histori shumë e shkurtër, pasi mori vesh që e fejuari e kishte tradhtuar disa orë pasi e kishte propozuar.

“Ai më propozoi ditën e Shën Valentinit në një restorant dhe rezervoi një dhomë hoteli të mahnitshme për të kaluar natën së bashku pa vajzën tonë 2 muajshe.

“Ne shkojmë në dhomë, dhe drita e diellit binte në një komo e cila kishte një pasqyrë në të.

Po mendoja se sa pamje e bukur ishte por jo duke e vështruar me kujdes. Burri e propozoi duke u ulur në gjunjë dhe sigurisht nuk kishte moment më të bukur se ky. Ata shijojnë momentin në krahët e njeri-tjetrit, të shtrirë në krevat së bashku derisa dielli fillon të perëndojë.

Ndërkohë që dielli perëndonte dhe drita po ikte pak nga pak, ajo pa shenjat e një femre tjetër në pasqyrë. I fejuari i saj e kishte tradhtuar me dikë tjetër disa orë para se t’i propozonte për martesë.

Justifikimi i tij:” Nuk isha unë “.

Më vonë, ajo zbuloi se ai kishte pasur atë lidhje për më shumë se një vit.