Një burrë u rrah për vdekje dhe më pas u dogj në Bangladesh, pasi u akuzua për përdhosje të librit të shenjtë, Kuranit.

Turma të enjten kapi dy burra që kishin qenë në paraburgim zyrtar pasi u akuzuan për shkeljen e Kuranit në xhaminë kryesore të Burimari në rrethin Lalmonirhat, më shumë se 300 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Daka.

“Ata rrahën një njeri për vdekje dhe pastaj dogjën trupin,” tha shefi i policisë së rrethit Abida Sultana për agjencinë e lajmeve AFP.

Dy burrat  kishin pohuar se terroristët e Xhemaat-ul-Muxhahidinë ishin fshehur brenda xhamisë. Dyshja donte të kontrollonte raftin e librave brenda xhamisë, aty ku mbaheshin Kurani dhe Hadithi (thëniet e Profetit Muhamed).

Ngjarja pasoi një grindje dhe vendasit fillimisht i mbyllën dy burrat në një dhomë.

Disa qindra njerëz më pas nxituan në vendin e ngjarjes gjatë natës dhe morën njërin nga burrat në një zonë aty afër ku e rrahën dhe i vunë zjarrin trupit, tha oficeri.

Policia gjeti trupin e djegur të burrit, tha zyrtari i qeverisë lokale Abu Newaz Nishat.