Për herë të parë që nga vala e frikshme e vjeshtës që zgjati disa muaj, në Shqipëri 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë person i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht gjenden të shtruar në spitale 83 vetë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive dhe asnjë në frymëmarrje artificiale.

Sakaq dje janë kryer shumë tampon, plot 3400 dhe dolën pozitivë vetëm 39 qytetarë, 8 në Tiranë, 4 në Shkodër, 3 në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh dhe nga një rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.

Dje kanë ndërruar jetë me COVID19, një 74 vjeçar nga Shkodra dhe një 90 vjeçar nga Gjirokastra.

Aktualisht në Shqipëri janë 6,468 persona pozitivë. Ndër 131,978 të identifikuar nga 674,895 testime, 123,081 janë shëruar, kurse 2,429 kanë humbur jetën.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë         5032 Shkodër       250 Fier               160 Korçë            209 Gjirokastër   197 Durrës          106 Vlorë             143 Elbasan        113 Lezhë           102 Berat             77 Kukës           42 Dibër           37