E ardhmja e Kylian Mbappe është e paqartë. Ylli francez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me PSG-në, që do të jetë e detyruar ta shesë nëse nuk vjen rinovimi.

Real Madrid vazhdon të ushtrojë presion për të blerë sulmuesin, ndërkohë që kampionët e Francës nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasardhësin e tij.

Robert Lewandowski

L’Equipe raporton se PSG do të nisë ofensivën për Robert Lewandowskin nëse Mbappe largohet. 32-vjeçari i Bayern Munchen është një makineri golash, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë për ta transferuar në kryeqytet.