Konfirmohet një nga duelet më të mëdha të boksit, Tyson Fury-Anthony Joshua, në kategorinë e peshave të rënda. Boksierët britanikë do të përballen mes tyre më 14 gusht në Arabinë Saudite dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë Fury.

Fituesi i këtij dueli do të mbajë katër rripa të peshave të rënda. Aktualisht 31-vjeçari Joshua është kampion në WBA, WBO dhe IBF, kurse Fury mban rripin e WBC.

Një ndeshje për t’u futur në histori, pasi kurrë një boksier nuk ia ka pasur të katër rripat. Kurrë nuk ka ndodhur diçka e tillë dhe Fury dhe Joshua kanë nisur përgatitjet për të qenë në lartësinë e pritshmërive.

“Të gjithë sytë e botës do të jenë drejt Arabisë Saudie dhe mezi pret ta godas Anthony Joshua në skenën më të madhe të të gjitha kohërave. Kjo do të jetë ngjarja ma e madhe sportive që ndonjëherë është organizuar në planetin tokë. Mos e humbni”, shkruan Fury.

Joshua, apo promovuesi Edie Hearn, nuk kanë konfirmuar se kur do të zhvillohet ky duel. Deri më tani ishte bërë me dije vetëm se do të organizohej në Arabinë Saudite.