Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Bardhezinjtë presin ndonjë dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona në javën e fundit të Serie A, përndryshe do të luajnë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez nuk dëshiron të mbesë pa Champions League në këto pak vite karrierë që i kanë mbetur. Ditët e fundit është folur shumë në lidhje me largimin e 36-vjeçarit, ndërsa veprimi i fundit ka shtuar dyshimet e tifozëve.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, sulmuesi ka ngarkuar në një kampion të një kompanie të njohur transporti portugeze të shtatë makinat luksoze që zotëron. Shenja lamtumire, teksa rikthimi te Sportingu është një nga opsionet.