Ministrat e jashtëm të BE  këtë të martë kanë zhvilluar një takim në kuadër të thirrjes për armëpushim mes Izraelit dhe autoritet palestinez në Hamas.

Ministri i Jashtëm maltez Evarist Bartolo ka bërë me dije se është e rëndësishme ofrimi i ndihmës humanitare për të rivendosur paqe.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ministri maltez ka theksuar se ishte e rëndësishme që Presidenti i SHBA Joe Biden të ishte i hapur për të gjetur një zgjidhje për Lindjen e Mesme sepse nëse nuk adresojmë shkaqet (dhuna) kjo do të ndodhë përsëri.

” Unë nuk mendoj se jam tepër optimist kur them se ajo që ka të ngjarë të dalë nga takimi i është një thirrje për një armëpushim, një ofertë e ndihmës humanitare dhe pastaj të shohim se si procesi politik mund të rifillojë. Sapo të arrihet armëpushimi, BE do të duhet tëpunojë me SHBA dhe me Rusinë për të kthyer normalitetin” , ka thënë  Bartolo.