Forcat izraelite kanë shuar mundësinë e një armëpushimi të mundshëm me palestinezët.

“Operacioni i Forcave Mbrojtëse Izraelite do të vazhdojë. Ende nuk ka armëpushim në tavolinë,” BBC citon të ketë thënë një zyrtar.

Ndërkohë, deri më tani të paktën 50 raketa janë hedhur nga militantët e Gazas, sipas ushtrisë izraelute. Prej tyre, 40 u hodhën në Izrael kurse 10 të tjera u ulën në Rripin e Gazas.

Izraeli thotë se brenda natës janë hedhur dhjetëra bomba në një rrjet prej rreth 40 tunelesh nëntokësore të operuara nga Hamas – grupi militant që kontrollon Gazën. Tunelet ishin përqendruar në qytetet e Khan Younis dhe Rafah.