Joachim Low ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2020. E veçanta e listës janë rikthimet e Thomas Muller dhe Mats Hummels, sulmuesit të Bayern Munchen dhe kapitenit të Dortmundit.

31-vjeçari bavarez nuk luan me “Pancerat” prej momentit që përfundoi Botërori Rusi 2018. Trajneri vendosi të rinovojë grupin pas paraqitjes zhgënjyese në kupën e botës.

Emra si Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels u “përjashtuan”, por Low ka vendosur të tërhiqet, kjo falë formës së mirë sportive që po kalon lojtari i Bayern Munchen

26 lojtarë kanë marrë ftesën e katër herë kampionëve të botës. Në listë edhe Jamal Musiala, talenti 18-vjeçar i Bayernit, i cili këtë sezon ka shënuar shtatë gola.