Një vdekje e dhimbshme dhe e frikshme për një burrë në Sarandë i cili u gjet i pajetë dhe plot plagë të rënda në trup.

Viktima është Bekim Brahimi, 65 vjeç banor i Sarandës, raporton noa.al duke cituar burime qytetare nga Saranda.

I ndjeri kishte shkuar në pyllin Janjar pranë qytetit jugor bregdetar por nuk u kthye i gjallë që andej.

Në rrethana të paqarta, 65 vjeçari është sulmuar nga një tufë me derra të egër të cilët i shkaktuan plagë të shumta në trup, plagë që i morën jetën.

Noa.al kërkoi një informacion zyrtar nga policia e Drejtorisë rajonale Vlorë e cila tha se nuk ka asnjë të dhënë për këtë rast. Për më tepër ngjarja nuk është denoncuar në polici dhe nuk është e qartë se kur ka ndodhur. Gjithsesi, vdekja e të ndjerit u njoftua në rrjetet sociale në Sarandë.