Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.

KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore. Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, LSI-ja kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD-ja, teksa edhe PS-ja ka rënë dakord për rinumërimin, por vetëm për kutitë e ankimuara.

Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë.