Pas 11 ditësh luftë me Hamasin që la mbi 200 viktima dhe mijëra të plagosur Izraeli vendosi që të pranonte një armëpushim në Rripin e Gazës.

Egjipti është vendi që ndërmjetësoi për të arritur marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa ende nuk janë publikuar detajet.

Nuk është e qartë se kur armëpushimi do të hyjë në fuqi. Një zyrtar i Hamasit, megjithatë, tha se armëpushimi me Izraelin do të fillonte të Premten në 02:00.

Të dy palët intensifikuan sulmet në 24 orët e fundit në pritje të armëpushimit.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thanë se të paktën 232 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë 65 fëmijë, ndërsa në Izrael janë 12 personat që humbën jetën.