“Do doja të shikoja më shumë mundësisë ekonomike për vendi se është vend i shkëlqyer. Por kjo duhet ët punojë bashkë. Unë pjesën tim ju pjesën e tyre. Shumë prej kësaj lidhet me demokracinë.  E keni parë dije dhe një vit më parë. Keni parë zhvillime.”

Ndërkohë e pyetur për shpalljen “non grata” nga SHBA të ish kryeministrit Sali Berisha, ambasadorja Kim ka thënë se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklarata e bërë nga Sekretari i Shtetit zoti Blinker.

“Nuk kam asgjë për të shtuar përveç atë që ka thënë Blinker” tha Kim.

Yuri Kim më tej ka thënë se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinker ku ankimohet vendimi i DASH për shpalljen e tij “non grata”.

“ Nuk ia kam idenë se çfarë po flisni” tha ambasadorja.

Lidhur me mesazhin që SHBA kërkon të japë me shpalljen “non grata” të kryeministrit Ambasadorja Kim është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.

“Mesazhi është ky. Shqipëria po ndryshon. Është anëtare e NATOS. Do të jetë në BE. Është një aleate  dhe mike e SHBA. Shteti ligjor duhet të mbizotëroj. Duhet të jetë i pastër dhe një vend i pasur. Të shkosh atje asnjë nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pa-ndëshkueshmërisë duhet të shkojnë në fund. Dhe të gjithë duhet të punojmë. Nuk është projekt i SHBA dhe i juaj po është i përbashkët. Dy popujt tonë.” tha Kim.