Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të shkojë sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimine tij. Sot ishte afati i fundit i vënë për presidentin që të paraqitet në komision, por sërish nuk ka vajtur. Deputeti Spartak Braho nuk hezitoi të thotë se presidenti duhet të merret edhe me forcë, pasi nuk ka vullnet.

“Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, të gjejë mjetet. Por do të thotë se s’ka vullnet të njohë këtë komision.

Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara kur ky presidnet në pozitën e kryeministrit në atë kohë e mori me dhunë misterdepulesën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë në ‘94. Ishin këta skenarë të kurdisur midis tyre.

Pse nuk vjen sot ky ne Parlament i thirrur nga komisioni? Akuzohet për thirrje për dhunë. I mungon komisionit hetimor për ta thirrur. Jam dakord me logjikën dhe shpjegimet e zonjës Bushka por ne duhet te shfaqim vullnetin tonë. ai duhet thirrur me dhunë nesër. Ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im,” deklaroi Braho.

Ndërkohë, Vasilika Hysi tha edhe njëherë se ata janë të gatshëm ta lënë në dorë të kreut të shtetit zgjedhjen e orës dhe ditës për t’u paraqitur.

“Ta zgjedhë vetë ditën dhe orën duke e lënë të hapur. Duke i lënë çdo orë të ditës edhe në festa që të vijë dhe të dëshmojë,” tha ajo, duke shtuar që është kundër Brahos për ta thirrur me forcë.