Alen Sherri është një nga risitë e listës së kombëtares shqiptare për dy miqësoret e muajit qershor, kundër Çekisë dhe Uellsit. Portieri i Laçit është në listën e trajnerit Edoardo Reja.

Alen Sherri dhe Mentor Mazrekaj

Duke parë sezonin e gjatë dhe mungesën e pushimeve, me shumë mundësi Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha nuk do të jenë në këtë grumbullim dhe kjo është mundësia e Selmanit, Sherrit dhe ndonjë tjetri.

Për portierin shkodran është hera e parë që grumbullohet në kombëtare dhe normalisht është një kënaqësi dhe ëndërr e plotësuar. Më parë i riu ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave dhe tani përfshihet në listën e Rejës.