Bujqësi, blegtori dhe vjeshtari. Banorët e fshatrave të Korçës po shkojnë drejt kulmit të sezonit, ndërsa kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook pamjet me dron nga disa fshatra për të treguar pamjet që i cilëson mbresëlënëse.

“Një pikturë e qendisur mbi tokën e fushave të Korçës, pamje mbresëlënëse mbi fshatrat Qatrom, Mollaj, Dvoran e Mollas. Shqipëria punon tokën. S’ka kohë për pushim” shkruan Rama.