Komiteti Teknik i Ekspertëve del në këto momente për të njoftuar vendimet e reja që lidhen me masat kufizuese për pandeminë Covid-19.

Në hyrje të konferencës u kërkua që të vazhdojë mbajtja e maskave nga qytetarët. Albana Fico megjithatë tha se pozitiviteti ka rënë në 0.8 për qind dhe shtrimet në spitale janë minimale.

Për orën policore, Komiteti ka propozuar që qeveria të ndryshojë kohën e shtetrrethimi nga 22.00 deri 06.00 në 23.00 deri 06.00. Kjo hyn në fuqi më 1 qershor.

Më 1 korrik ora policore bëhet 24.00.

Ky ndryshim është vetëm zyrtar sepse faktikisht ora policore nuk është respektuar nga shumë njerëz që në fund të marsit kur nisi fushata elektorale edhe pse gjoba ishte 10 mijë lekë.

Për maskat, Komiteti vendosi të propozojë heqjen e detyrimit për mbajtjen gjithë kohës në mjedise të hapura.

Vendimi vjen ndërsa de facto, maskat nuk po mbahen më nga pjesa më e madhe e njerëzve, madje dhe në mjedise të mbyllura.

Nga 15 qershori lejohen grumbullimet nga 10 në 50 persona.

Vijon…