Moderatorja Bora Zemani ka thënë gjatë një interviste se cilët janë konkurrentët e saj të preferuar të “Përputhen”.

Bora veçoi Fation Kuqarin dhe Mevlanin. Ndërsa nga vajzat ajo tha se i do të gjitha njëlloj.

Unë nuk do doja të flisja për të preferuar sepse ndoshta tingëllon pak keq të bësh diferencime. Megjithatë, njerëz jemi dhe në fund fare do veçoja Fationin, për një arsye në fakt, sepse ka qenë personi që i kam bërtitur më shumë në këtë studio. Nga krahu tjetër kemi patur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë edhe shumë korrekte me njëri-tjetrin. Tjetër Mevlanin, do ta thoja se s’bën edhe Mevlanin se është një nga djemtë që ka qenë më gjatë pjesë e programit. Ishte bërë pjesë e familjes. Nga gocat mos më pyet fare se nuk bëj diferencime, i dua të gjitha shumë“, u shpreh ajo