Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur për serialin e parë që do të sjellë shumë shpejt në një televizion shqiptar që titullohet H.O.T (Humans of Tirana).

Duke qenë se seriali do të përmbajë histori që ndodhin në Tiranë, Jonida Shehu e ka pyetur Mamaqin nëse ka patur ndonjë ëndërr që pikërisht Tirana ia ka thyer.

Ermali ka treguar se më herët dëshironte që ai të bëhej i famshëm dhe i mendonte shumë ndryshe njerëzit e famshëm, por nuk rezultoi kështu sipas tij kur i njohu nga afër.

“Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të behsha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, është shprehur Ermal Mamaqi.

Ndërsa ëndrra që nuk iu bë realitet në Tiranë aktorit të serialit H.O.T, Irgen Çela ka qenë që të bëhej futbollist.

“Kur kam qenë i vogël kam dashur të bëhem futbollist. Kam luajtur futboll një vit, por nuk arrita në fazën që të bëhesha futbollist se m’u thye ëndrra. Rashë nga mësimet dhe më hoqi familja”, ka treguar Irgen Çela.

Seriali H.O.T do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.

H.O.T do të jetë në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisori i serialit do të jetë Bjordi Mezini. Ndërsa deri më tani janë zbuluar një pjesë e kastit të aktorëve që janë: Inis Gjoni,Klea Huta, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Ana Lika, Irgen Çela, Megi Pojani, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.

Për momentin po punojnë për fazën përgatitore dhe se së shpejti do të fillojnë xhirimet.