Një firmë skoceze ka zbuluar planet për qiell gërvishtësen e dytë më të lartë në botë që do të ndërtohet në Shën Petersburg, Rusi. “Lakhta II” do të jetë 703 metra e gjatë në krahasim me ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, 828 metra.

Kulla e planifikuar do të qëndrojë në periferi të Shën Petersburg, Rusi.

Aktualisht ndërtesa e dytë më e lartë është Kulla e Shangait, me 632 metra. “Lakhta II” do të ndërtohet pranë ndërtesës më të lartë në Evropë prej 462 metrash.

“Dizajni është edhe estetik edhe funksional pasi do të zvogëlojë forca të konsiderueshme të erës që do të ndikojnë në strukturë, nga ana tjetër duke zvogëluar madhësinë e elementeve strukturorë të kërkuar brenda ndërtesës,” thanë arkitektët.

Artist's impression of the new Lakhta Center