Një sherr i  pazakontë ka  ndodhur gjatë të shtunës, në një aeroplan të linjës, Prishtinë- Basel, ku një person rreth të 60-tave ka qëlluar dhëndrin e tij.

E gjithë ngjarja është xhiruar nga një pasagjere. Ajo ka rrëfyer si ndodhi incidenti për Klan Kosova.

“Si kemi zbrit në Bazel dhe ai është çuar me çelësa duke sulmuar atë djalin atje. Pak para se me u nis nga Prishtina ky burri ka qenë mbrapa me një burrë tjetër. E ka fyer dhe është rrokur me atë person. Aty në video ndihet që ai i thotë që i ka rreh çikën por nuk di nëse kjo është e vërtetë, se çfarë pune pat me at’ personin tjetër para”, ka deklaruar ajo.

Ajo u shpreh se burri rreth të 60-ave, kishte qenë protagonist i problemeve edhe para nisjes drejt shtetit helen, aty ku ishte dashur ndërhyrja e personelit të kompanisë së fluturimeve.

30 minutat e zgjatjes së këtij incidenti, ishin tronditëse për pjesën tjetër të udhëtarëve.

Nga mediat zvicerane gjatë të dielës u konfirmua se për këtë situatë, janë arrestuar dy persona.