Çrregullimi i gjumit shkakton stres dhe ankth gjatë natës. Njerëzit që përballen me ankth, përjetojnë mendime frike, zgjohen papritur gjatë natës si dhe gjithashtu janë të prirur për sulme paniku. Gjumi i papërshtatshëm shkakton shumë probleme të lidhura me shëndetin.

Gjithmonë flini një orar të caktuar

Vendosni një orar të caktuar për gjumë pasi ndikon në gjumin tuaj. Kur ora biologjike është e saktë, atëherë dhe ju do të bëni një gjumë më të mirë.

Ulni konsumin e kafeinës

Kafeina është një stimulues i fuqishëm dhe trupi tonë i duhen të paktën 6 orë për të larguar efektet e kafesë. Nëse dëshironi të konsumoni kafe ose çaj, atëherë duhet t’i konsumoni gjatë ditës.

Kontrolloni problemin tuaj

Nëse doni të kontrolloni ankthin që ndodh natën, atëherë duhet të kapërceni problemin që ju shqetëson. Nëse vazhdoni gjatë gjithë kohës për problemin, kjo do të ndikojë tek cilësia e gjumit.

Shmangni përdorimin e telefonit para gjumit

Mos përdorni celular kur shtriheni për të fjetur pasi kjo do t’ju pengojë të bëni një gjumë të qetë.

Ulni konsumin e alkoolit

Shumë njerëz konsumojnë alkool para gjumit, zakon që ndikon negativisht tek gjumi.