TIRANË- Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së shtetit për shkak se janë kapur duke kultivuar kanabis. Raportohet se, fidanët e kanabisit ishin mbjellura në një banesë të marrë me qira në Selitën e Vjetër.

Banesa ishte përshtatur në një laborator kanabisi, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe parametrat për rritjen e shëndetshme të bimës narkotike. Në banesë janë gjetur llamba, ngrohëse e freskuese.