Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe.

Zëvendësministret Zorana Mihajloviç dhe Maja Gojkoviç thanë sot se kërcënimet me vdekje i janë bërë Vuçiqit përmes rrjeteve sociale.

Ato i dënuan këto deklatata: “Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon presidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një ndryshim mendimi, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje,” tha Mihajloviç.

Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa krimeve.