Giuseppe Di Matteo u rrëmbye në pasditen e 23 nëntorit 1993, kur ishte gati 13 vjeç, në një shkollë hipizmi në Altofonte, nga një grup anëtarësh të mafies që po vepronin me urdhrat e Giovanni Brusca, atëherë i arratisur dhe shef i San Giuseppe Jato. Sipas depozitimeve të Gaspare Spatuzza, i cili mori pjesë në rrëmbim, rrëmbyesit u maskuan si policë të DIA-s duke mashtruar lehtë fëmijën, i cili besonte se mund ta shihte babanë e tij, i cili në atë periudhë ishte nën mbrojtjen e policisë, larg nga Sicilia. Spatuzza thotë:

“Në sytë e fëmijës ne u shfaqëm si engjëj, por në të vërtetë ishim ujq. (…) Ai ishte i lumtur, dhe belbëzonte vazhdimisht: ‘Babai im, dashuria ime’ “.

Djali i vogël u lidh dhe u la në pjesën e pasme të një fugoni Fiat Fiorino para se t’ia dorëzonin atyre që do ta mbanin peng. Pas një rënie fillestare psikologjike, Santino Di Matteo, i penduar i drejtësisë, megjithëse i brengosur nga fati i djalit të tij, nuk u përkul para shantazheve dhe pas një përpjekje të pasuksesshme për ta kërkuar dhe shpëtuar atë nëpërmjet Gioacchino La Barbera dhe Balduccio Di Maggio gjithashtu edhe ata bashkëpunëtorë të drejtësisë, ai vendosi të vazhdojë bashkëpunimi me Drejtësinë. Autorët materialë të krimit ishin Vincenzo Chiodo, Enzo Salvatore Brusca dhe Giuseppe Monticciolo. Për rrëmbimin dhe vrasjen e Giuseppe-s së vogël, Giovanni Brusca dhe rreth 100 anëtarë të mafies u dënuan me burgim të përjetshëm. I penduari, Vincenzo Chiodo, tregoi etapat e tmerrshme të vrasjes së Di Matteos të vogël, i cili së shpejti mbushte 15 vjeç.

“Unë i thashë fëmijës që të qëndronte në një cep, domethënë afër shtratit, pothuajse në këmbët e shtratit, me krahët e ngritur dhe me fytyrën në mur. Pastaj fëmija, siç thashë, u ngjesh ballë për ballë me murin. Shkova pas tij dhe vura i litarin rreth qafës. Duke e tërhequr me një goditje të fortë, e tërhoqa prapa dhe e vendosa në tokë. Enzo Brusca u ul mbi krahët e tij që ja kryqëzoi kurse Monticciolo u ul në këmbët e fëmijës për të mos lejuar që ai të lëvizte. Në momentin e sulmit që unë e hodha fëmijën në tokë dhe Monticciolo tashmë kishte filluar të mbante këmbët, ai i tha “Më fal por babai yt ishte një brinar”.

(…)

Fëmija nuk kuptonte asgjë, sepse nuk e priste atë, nuk priste asgjë … Dua të them, ai nuk kishte reagimin e një fëmije, ai dukej i s’qullët, fëmija, le të themi, ishte shumë i butë, ai dukej se i bërë me gjalpë … domethënë, unë mendoj se fëmija nuk kuptoi asgjë. Po vdiste, por nuk mendoj se ai e kuptonte. Fëmija bëri vetëm një reagim të papritur, një dridhje të ngadaltë, ai bëri vetëm këtë dhe nuk lëvizi më, vetëm sytë e tij, domethënë rrotullonte sytë.

(…)

Unë pastaj e zhveshja foshnjën dhe ai kishte urinuar dhe defekuar nga frika e asaj që atij po i ndodhte ose ky është një fakt i natyrshëm. Ai u fry.

Pastaj e zhveshëm. Ai kishte një orë dore të cilën ia hoqëm. Pastaj derdhëm acidin në fuçi dhe morëm foshnjën. Unë e mora nga këmbët dhe Monticciolo dhe Brusca e morën për krah kështu që ne e futëm në acid dhe shkuam sipër.

(…)

Pas pak zbrita atje, shkova për të parë dhe kishte mbetur pa u shkrirë vetëm një pjesë e këmbës dhe një pjesë e shpinës. U përpoqa të përzieja por ishte një moment dhe dola sepse aty ishte era e keqe e acidit … domethënë të mbyste era e rëndë.

Pas kësaj, u ngjita lart dhe fjetëm ”