NASA do të bëjë dy misione në Venus, fqinjin më të afërt planetar të Tokës.

Pjesë e Programit të Zbulimit të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës në ​​SHBA, misionet kanë si qëllim kryesor që të kuptojnë sesi Venusi u bë një botë e ngjashme me “ferrin” kur ka kaq shumë karakteristika të ngjashme me tonat.

Po ashtu, mendohet se ky planet mund të ketë qenë bota e parë e banueshme në sistemin tonë diellor, e plotësuar me një oqean një klimë si ajo e Tokës.

Këto dy misione janë zgjedhjet përfundimtare nga katër konceptet e misionit të NASA-s, të nisura në shkurt 2020 si pjesë e konkursit të agjencisë Discovery 2019.

Pas një procesi konkurrues, vlerësimi nga kolegët, të dy misionet u zgjodhën bazuar në vlerën e tyre të mundshme shkencore dhe realizueshmërinë e planeve të tyre të zhvillimit. Ekipet e projektit tani do të punojnë për të finalizuar kërkesat dhe planet e tyre të zhvillimit.

Për zhvillimin e çdo misioni, NASA ka ndarë rreth 500 milionë dollarë. Secili pritet të nisë në afatin kohor 2028-2030.