Ligjvënësit izraelitë u mblodhën të mërkurën dhe zgjodhën presidentin e ri Isaac Herzog ish-udhëheqës i Partisë së Punës dhe ministër i qeverisë. Ata votuan me shumicë dërrmuese për Herzog, i cili aktualisht shërben si kryetar i Agjencisë Hebraike pothuajse qeveritare për Izraelin, e cila ndihmon në trajtimin e imigracionit, bashkëvepron me diasporën hebreje dhe drejton programe sociale.

Presidenti luan një rol kryesisht simbolik si një bashkues kombëtar në demokracinë e brishtë parlamentare të Izraelit, ku kryeministri ka më shumë pushtet. Një nga përgjegjësitë kryesore të një presidenti është t’i japë një kandidati, detyrën e formimit të një qeverie pas zgjedhjeve. Presidenti i ri u zgjodh në një kohë kur u arrit dhe koalicioni i ri qeveritar në Izrael.

Kush është presidenti i ri i Izraelit!

Partitë e opozitës izraelite arritën një marrëveshje për të formuar qeverinë e re që do t’i japë fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid udhëheqësi i partisë qendrore Yesh Atid, njoftoi se ishte formuar një koalicion me tetë fraksione. Lapid dhe kreu i partisë së krahut të djathtë Yamina Naftali Bennett do ta ndajnë detyrën e kryeministrit me rotacion. Bennett do të shërbejë si kryeministër dy vitet e para, ndërsa zoti Lapid në dy vitet fundit të mandatit. Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamike, Listën e Bashkuar Arabe, e cila do të përfshihet për herë të parë në një koalicion qeverisës në Izrael. Marrëveshja duhet të miratohet nga parlamenti izraelit, në një votim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nëse miratohet, zoti Lapid dhe partnerët e tij në koalicion do t’i japin fund qeverisjes 12-vjeçare të Netanyahut.