Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indu ku një nuse ka ndërruar jetë ditën e dasmës.

Një nuse vdiq pas një ataku kardiak gjatë dasmës së saj në Indi dhe familja e së ndjerës vendosi që ta zëvendësonte me motrën e saj, vetëm e vetëm që të mos prishej festa.

Ngjarja ndodhi në Uttar Pradesh, por ka bërë xhiron e botës për shkak të situatës irreale që pasoi tragjedinë. Pasi thirrën mjekun, i cili nuk arriti dot ta shpëtonte nusen, të dyja familjet nuk vendosën të mbyllnin dasmën, por menduan se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte që dhëndri të martohej aty për aty me motrën e së ndjerës.

Ndërkohë që festimet vijuan, trupi i nuses u fut në një dhomë, për t’u dërguar në krematorium pas dasmës.

Një nga dajat e nuses, u shpreh:

“Ishte vendim i vështirë për familjen. Të dyja palët u ulëm për të diskutuar se çfarë do të bënim dhe dikush sugjeroi që nusja të zëvendësohej nga motra e saj e vogël. E diskutuam këtë variant dhe ramë dakord. Por ishte shumë e vështirë për ne. Një nga vajzat tona ishte e vdekur në njërën dhomë, ndërsa vajza tjetër po martohej”.

Sipas mediave të huaja ishte mamaja e nuses ajo që dëshironte që vajza e ndjerë të zevendësohej me vajzën tjetër dhe që ceremonia të vazhdonte. Nga ana tjetër, të afërmit e burrit do të donin të shmangnin damkën e kthimit në shtëpi vetëm pa nusen dhe pranuan ta martonin djalin e tyre me motrën e saj.