Këngëtari Elton Deda ka prekur me mesazhin e tij kushtuar ndarjes nga jeta të aktorit të njohur dhe regjisorit Pirro Mani, babai i partneres së tij, Jola Mani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Deda pohon se do t’i jetë mirënjohës për dashurinë që i dha, ndërsa theksoi se madhështia e tij nuk ka fund.

MESAZHI I DEDËS
Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!